Letersi
GJON BUZUKU
Gjon Buzuku eshte autori i pare i njohur deri me sot i letersise shqiptare. Veprat ne gjuhen shqipe gjate shekujve te pare te pushtimit osman jane te pakta. Me e vjetra prej tyre qe ka mberitur deri ne ditet tona, eshte Meshari i Gjon Buzukut (1555).
Dhe e mbaroi me 5 janar te 1555, koha qe punoi per shqiperimin, ose per botimin e saj nuk del e qarte.
Libri, ashtu sic eshte sot, ka 188 faqe, i mungojne 16 faqet e para, por edhe disa te tjera neper mes. Keshtu qe, duke mos pasur as kopertine, as faqen e pare, nuk dime as titullin e tij te vertete dhe as vendin e botimit etj. Eshte kjo nje fatkeqesi apo fatmiresi, s'mund ta themi dot. Ndoshta, po t'a kishte kopertinen ose edhe faqen e pare, libri mund te ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qene ne listen e atyre librave qe kane qene ndaluar nga kisha katolike e Romes.
Keshtu qe jane zhdukur nga qarkullimi te gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetem kjo qe eshte e gjymtuar. Kjo , ndoshta eshte arsyeja qe ajo sot gjendet vetem ne nje kopje, te fshehur e te harruar qe i ka shpetuar syrit te inkuizicionit.
Kopja qe gjendet, me sa duket ka qene perdorur shume. Vec fleteve te grisura, ne shume faqe anash ka shenime e emra prifterinjsh qe, me sa duket , e kane pasur neper duar.
Permbajtja e librit eshte fetare dhe kryesisht me pjese liturgjie, pjese qe lexohen e recitohen vetem prej klerikeve ne sherbesat kishtare. Perkthim i nje libri latinisht i shkruar me alfabetin latin. Per disa disa tinguj te shqipes, si: q, gj, th, dh, z, x, etj; qe nuk i ka gjuha latine, autori perdor pese shkronja qe kane perngjasim me disa shkronja te alfabetit cirilik. Gjuha e vepres eshte ajo e dialektit te Shqiperise Veriore e Perendimore. Kete alfabet do ta perdorin edhe autoret pas tij, me ndonje ndryshim te vogel.
Permbajtja e vepres deshmon per perdorimin e shqipes ne sherbesat fetare. Jemi ne kohen kur ne Evrope kishte shperthyer levizja per t'u shkeputur nga kisha katolike e Romes, levizja qe njihet me emrin protestantizem. Nje nga kerkesat kryesore te kesaj levizje ishte qe sherbesat kishtare te behen ne gjuhen amtare. Edhe Buzuku, me sa duket, ecen ne kete rruge, edhe pse kjo eshte ne kundershtim me urdherat e Vatikanit. Nga ato qe thote ne pasthenie, duket se Buzuku nuk hyri rastesisht ne kete rruge.
Ne rrethanat qe ishin krijuar ne Shqiperi nga pushtimi osman, kisha katolike e Romes ishte e detyruar te bente leshime per t'i vene fre islamizmit te popullsise shqiptare. Kete gje e kuptoi dhe e shfrytezoi Buzuku, i nisur jo vetem nga qellime fetare por edhe atdhetare.
I ndikuar nga idete e levizjes protestante, Buzuku iu vu punes qe besimtaret shqiptare shkrimin e shenjte ta merrnin drejtperdrejte ne gjuhen amtare. Nga ana tjeter, si atdhetar, ai desh te bente dicka per popullin e vet dhe eshte i vetedijshem se me punen e tij do t'i sherbente popullit te vet, jo vetem per te degjuar e kuptuar permbajtjen e disa ceremonive kishtare, por edhe se ajo perben pikenisjen e shkrimit te gjuhes shqipe drejtuar masave shqiptare. Me vepren e tij ai mundohej te afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetem merite letrare, por eshte edhe nje hap i guximshem kulturor, qe ben pjese ne luften e popullit shqiptar per clirim e perparim. Keto probleme e kane munduar per nje kohe te gjate autorin, prandaj ai shkruan ne pasthenie. U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut , tue u kujtuom shume here se gjuha jone nuke kish gjo te te ndigluom (qe te jete degjuar) nse shkruomit shenjte, nse dashunit nse botese, sane, desha me u dedigune persa mujta me ditune, me zbritune (me ndricue) pak mendete e atyne qe ndiglojine. Te ndricojme mendjet e njerezve, pra ky ka qene edhe njeri nga qellimet per te cilin e shqiperoi dhe botoi Buzuku vepren e tij. Madje Buzuku ecen edhe me perpara. Ne Mesharin e tij gjendet dhe kjo lutje qe nuk gjendet ne asnje meshar te botes: Gjithe popullsine e krishtene, nder Arbanit ata n'mortajet largo, ty te lusme. O Zot. Te Arberia, pra aty i rreh zemra Buzukut. Nga te gjitha keto del qarte se me vepren e Buzukut kemi nje vazhdimesi te kultures shqipetare dhe ne kushtet e veshtira te pushtimit osman, kulture qe te humanistet u perfaqesua me vepra kryesisht ne gjuhen latine, qe ishte gjuha e kultures se kohes dhe qe u pasurua me vone me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit et , ne gjuhen shqipe.
Qe nga botimi deri me 1740, gati dy shekuj Meshari ishte nje veper e humbur, nje veper e panjohur. Me 1740, ate e zbuloi ne Bibloteken e Propaganda Fides afer Romes autori gjakovar Gjon Kazazi. Ky zbulim beri buje te madhe, sepse eshte libri i pare ne gjuhen shqipe. Pas kesaj ceshtja mbeti perseri ne heshtje edhe per me teper se nje shekull deri me 190 , kur e rizbuloi arbereshi Pal Skiroi po jo me ne Bibloteken Propagada Fides, por ne Bibloteken e Vatikanit, ne Rome, ku gjendet edhe sot. Me 1932 libri u fotokopjua ne tri kopje, njera nga te cilat gjendet ne Bibloteken tone Kombetare. Me 1968 gjuhetari yne i shquar Eqerem Cabej, beri nje botim shkencor te vepres se Buzukut, duke e shoqeruar me nje studim me te gjere per gjuhen dhe meritat e autorit.
Gjuha e pasur e librit dhe drejteshkrimi pergjithesisht i ngulitur deshmojne se kjo veper duhet te jete mbeshtetur ne nje tradite te meparshme te shkrimit te shqipes kishetare, tradite qe rrebeshet e koherave te veshtira qe kaloi vendi yne, me sa duket e kane marre me vehte. Por edhe libri i Buzukut krijoji padyshim nje tradite per autore qe erdhen pas tij. Te shkruaje ne shqip nje liber fetar ne nje kohe kur kjo gjuhe nuk ishte levruar si gjuhe kulture, nuk ishte e lehte. Buzuku ia doli mbane vec te tjerash edhe pse shfrytezoi pasurine e gjuhes pupullore si dhe mjaft fjale te lashta, qe ndoshta, i perkisnin tradites se shkrimit te shqipes para tij.
Gjuha e vepres ka ne baze te folmen e Shqiperise Verilindore, por te bie ne sy perpjekja per ta ngritur ate mbi dialektin nga eshte nisur. Ne vepren e Buzukut gjejme ndonjehere edhe pjese te nje proze tregimtare, te nje proze me vlera letrare, qe dallohet per mjeshterine e perdorimit te fjales, dhe sigurine e ndertimeve gjuhesore pak a shume te qendrueshme. Meshari i Buzukut ka rendesi shume te madhe per historine gjuhes se shkruar shqipe. Duke krahasuar gjuhen e Buzukut me shqipen e sotme, verehen zhvillime te ndryshme qe ka pasur gjuha jone qe nga shekulli XVI e deri me sot, gati per pese shekuj.
Migjeni
POEMA E MJERIMIT
Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanëjetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë.
E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!
Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.
Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pënnendore e një tregtis së ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
mund që të len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.
Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
në fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni -
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
kur njëqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
BALADË QYTETSEMbramëqiella dhe hyjt e vramënjë ngjarje të trishtueme panë:Hije... jo! - por një grueme ftyrë të zbetë edhe me sytë zez si jeta e saj,me buzën të vyshkuna në vaj,me plagë në gjoks e stolisunme veshje dhe me shpirt të grisun,me hije grueje,një kens këso bote,një fantom ujevallzonte valle në rrugë të madhe.Dy hapa para, dy hapa mbrapame kambë të zbathun,me zemër të plasun.Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,me flokë të thime,me ndjesi të ngrime.(Dikur,kur gjit' e saj me krenishpërtheheshin n'aromë,kur ish e njomë -atëherë e dashunojshin shum zotni.E sot?)Jeta e saj asht kjo vall' e çmendunnë rrugat e qytetit tonë,një jetën e fikun, një jetë e shterun,shpin i molisun, zemër e therun,një za vorri, një jehonëqë vallzon natën vonënëpër rrugat e qytetit onë.RECITAL' MALSORIT
0, si nuk kam një grusht të fortë
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.
Unë - lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.
Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.
Mali hesht - dhe në heshtje qesh.
E unë vuej - dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?
0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.