Fjale te urta popullore
Ai qe di me se shumti flet me se paku. ( populli)
Ari me zjarr provohet, miku ne rrezik kuptohet.
As pula kemi, as dhelpra na i ha.
Ai lidh meacen ne te ngrenen e bukes.
Ate qe ta ben gruaja, s'ta ben as perendia.
Ai ha kumbulla, botes i mpihen dhembet.
Ai qe nuk do nenen, do njerken.
Ai qe vjedh minaren, i ben edhe kellefin.
Ai qe do te loze dhembet, duhet te loze dhe kembet.
Atje ku ka, edhe derdhet.
Armiku te shikon ne kembet, miku te shikon ne sy.
Ate qe se pranojne ne fshat, ai kerkon te bijen e
priftit per grua.
Ai qe buk mban macen, ushqen minjte.
Atij i digjet mjekra , ai thote dale te ndez
cigare.(nuk pyet per te tjeret, shikon vetem interesin
e tij)
Ai qe pyet, nuk humbet.
Afati ne vere paret asnjehere.
Bej te mira ne det, se i gjen ne kripe.
Bark gunga, s'ja din bark petes.
Barku eshte i vellaji i detit.
Barku fire, s kercen mire.
Behari nuk vjen me nje lule.
Beja ka rrufene.
Beme me fat, pra hidhme ne plehe.
Beje te miren e hidhe ne det, ne mos e ditette peshku,
e di zoti vet.
Beri te pjelle, e deshtoi.
Bjeri pragut te degjoje dera.
Bora eshte e bardhe, por e ndyjne qente.
buka te ze syte.
Bukuria nuk eshte me fis, por kush e di edhe e
kullandris.
Bie nje gur, e leviz nje mur.
Buke e hi ne shtepi.
Burre e grua si mish e thua.
Borxhi i vone e gezon te zone.
Burri nuk ha mish te ngordhur.
Babe e nene, vella e moter, nuk te behet askush.
Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre.
(populli)
Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa. (populli)
C' ke bere do te ta bejne. (populli)
Cjapi mish e dhia tave.
Cfare sheh ne shoke, prite ne koke.
Cohu o i vdekur e ha pule te pjekur.
C'e do mallin , e c' e do gjene, kur nuk ke burre per
te qene.
Cfare ben i ati, e heq i biri.
Cfare te mbiellesh, ate do korresh.
Cfare e ze njeriun dhe nuk e heq?!
Cfare sjell nje ore, nuk e sjell nje vit.
C'kerkoi e gjet, si shtroi fjet.
Cfare ta ben goja, nuk ta ben armiku.
Dardha qe ka kokrra, qellohet me gure.
Dardha bie nen dardhe. (populli)
Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)
Dielli duket qe ne sabah(mengjes). (populli)
Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa
bere. (populli)
Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete.
(populli)
Dy kuaj nuk hane ne nje grazhde.
Dru prej lisi, dhe grua prej fisi.
Dita ka sy, nata ka veshe.
Duaje mikun me gjithe kusuret (hallet) e tij.
Dimri ha dhe kashten.
Dy here flitet ne mulli.
Do dhe thele mbi bisht.
Dora qe nuk kafshohet, puthet.
Dy duar per nje koke jane.
Dora jote, mema jote.
Djali i pa nene, si nata pa hene.
Dy mace, mundin nje luan.
Dora e huaj nuk te kruan dot si jotja.
Deles te qethur, nuk i ngjitet ferra.
Djelli ngroh dhe plehet.
Djathi vjeshtes ne lekure te qenit (dicka me vlere ne
duar te gabuara)
Djal i djalerise, shkop i pleqerise.
Djali nga barku yt, e miell nga thesi jot qe te
ngopesh.
Dhe kur deti kos te behet, per te varferin nuk gjendet
luge.
Dhi e zgjebur e bishtin perpjete.
Era fryn detin, kurse fjala fryn njeriun.
E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.
(populli)
Edhe bari i njome digjet neper te thate. (populli)
E keqja te shpie deri tek dera e armikut.
E dogji miza. (e goditi fjala)
E hidh mbas kraheve. (harroje)
E perpjeta ka dhe te tatepjete.
E bleva sa frengu pulen. (kushtoi shume)
Edhe diell te behesh te gjithe nuk i ngroh dot.
E zure gjarprin? Shtypi koken.
E lire kripa ne durres, por e ha qiraja e rruges.
Ejani o te mencem e hani gjene e te marrit.
E kerkoi si breshka gozhden.
Edhe shelgu i gjate eshte, por s ben fruta.
Eshte njeri qe as te ngroh, e as te ftoh. ( as te
prish e as te ndreq pune)
Eshte kethyer dera nga perroi.
Eshte si mesalla me dy faqe.
Eshte thengjill i mbuluar.
Eshte me afer dera se qilari.
Eshte me te dhene, nuk eshte me te thene.
Eshte njeri qe nuk le dy gure bashke.
Eshte qelbur peshku nga koka. (faji eshte tek i madhi)
Eshte njeri qe nuk turbullon uje.
Fashati qe duket, s do kallauz. (populli)
Floke gjate mendje shkurter. (populli)
Fjalet jane gra, veprat burra. (populli)
Fajet i bejne te medhenjte, shkopinjte i hane te
vegjlit.
Fjale e keqe, rrezon malin.
Fitimi dhe humbja jane moter e vella.
Fole pak e degjo shume.
Fisi tek fisi do shkoje.
Fjale fjale niset davaja.
Ferra e nisi, ferra e grisi.
Goja llap e shpina dap.
Gomarit i biet me dru, njeriut me fjale.
Guri qe rri ne nje vend, se myshk.
Gur , gur behet mur.
Gruaja e fisit, ja te len djalen e ja te len fjalen.
Guri rendon ne vend te vete.
Gusht e gune.
Gruaja fut shejtanin ne shishe. (populli)
16. Gjeja qe pershtyhet nuk lepihet.
Gjarpri nuk tregon kembe.
Gjeli qe kendon pa kohe i prihen kryhet.
Gjeti tenxherja kapakun.
Gjen shesh e ben pershesh.
Gjella me kripe dhe kripa me karar. (populli)
17. Gjuha, vete ku dhemb dhembi. (populli)
18. Gjuha kocka s' ka e kocka thyen. (populli)
Gjithe c fluturojne nuk ahen.
Gjithe gishtat dhembin njesoj. (populli)
20. I zoti e nxjerr gomarin nga balta. (populli)
21. I talluri, te tall. (populli)
22. Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do
jetosh gjithmone. (populli)
23. Kali i botes te le ne udhe, (rruge). (populli)
24. Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh...
perpjete. (populli)
25. Kur s' ke koke, ke kembe. (populli)
26. Koka ben koka peson. (populli)
27. Kush te do te shan. (populli)
28. Kush mungon, bluan. (populli)
29. Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka. (populli)
30. Mat shtate here, e pri njehre. (populli)
31. Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.(populli)
32. Me thuaj c' shoke ke , te te them se cili je.
(populli)
33. Me nje lule.., s' vjen beari. (populli)
34. Me nje nuse.., nuk behen njeqind dhendurre.
(populli)
35. Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe. (populli)
36. Mendja e madhe.. e keqja e te zotit. (populli)
37. Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej. (populli)
38. Mollen e mire, e ha derri. (populli)
39. Mos u mundo te nxjerresh dhjame nga pleshti.
(populli)
40. Mos shiko gunen, po shiko punen. (populli)
41. Mos hiq petullat me duart e tjeterit. (populli)
42. Mos bej te vesh vetulla, dhe nxjerr syte.
(populli)
43. Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga
trendafili del ferra. (populli)
44. Nuk ngopet ariu me miza. (populli)
45. Nuk I bihet fyellit gjithnje ne nje vrime.
(populli)
46. Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven.
(populli)
47. Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren. (populli)
48. Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire.
(populli)
49. Nje gur s mban mur. (populli)
50. Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e
mund. (populli)
51. Peshku ne det, tigani ne zjarr. (populli)
52. Peshku i madh e ha te voglin. (populli)
53. Perse thirret gomari ne dasem...?!!!. (populli)
54. Pi rakine, mos pi mente. (populli)
55. Pune shume, e fjale pak. (populli)
56. Punen e sotme mos e ler per neser. (populli)
57. Qeni qe leh shume, nuk te ha. (populli)
58. Qeifi ha dhe kumbulla te tharta. ( populli)
59. Rrushi shih rrushin, dhe piqu. (populli)
60. Rri shtrember e fol drejt. (populli)
61. S' behen petullat me uje. (populli)
62. S' bie rrufeja ne ... (lavaman). (populli)
63. Shtri kembet, aq sa ke jorganin. (populli)
64. S'mbahet shtepia me mjell hua. (populli)
65. S' mbahen dy kunguj ne nje sqetull. ( populli)
66. Te gjithe derrat nje fytyre kane. (populli)
67. Te bente c do mize mjalte... haja dhe une.
(populli)
68. Ujku qimen e nderron por zakonin s' e harron.
(populli)
Thenie te mencura.
Sami Frasheri.
1. Ato c ka di nje njeri ne krahasim me ato c ka nuk
di , jane kurregje.
2. Fjalet e keqedashesit jane si qymyri, qe edhe po s
te dogjen , te nxijne.
3. Gabimet qe harrohen, perseriten.
4. Pema me e embel eshte ajo qe vjel me duart e tua.
5. Peri i ngaterruar nuk zgjidhet me ngut.
6. Per te qene i lumtur nuk duhet vetem te dish, por
edhe te duash.
7. Njeri i zoti nuk eshte ai qe s ka te meta, po ai qe
i pranon te metat e tij.
8. Njeriu qe te behet edhe me i zoti nuk duhet te
harroje edhe ato qe ka mesuar.
9. Nje pune e bukur eshte me e dobishme se njemije
fjale te bukura.
Anthony D'Angelo.
1. Nese rrezikon mund te humbasesh, nese nuk rrezikon
ke humbur gjithesesi.
2. Ne qofte se jeta nuk te ofron nje loje qe ja vlen
ta lush, atehre krijo vete nje te tille.
Hegeni.
1. Nese thua ate c ka deshiron duhet te degjosh dhe
ate c ka nuk deshiron.